Masat e sigurisë në bllokun e ambasadave janë shtuar një ditë para zgjedhjeve. Sipas fotove të shkrepura nga LSA, forca të shumta sigurie janë parë në bllok në gatishmëri, ndërkohë që një ditë më parë SHBA, BE, OSBE dhe ambasada të vendeve të tjera kanë bërrë thirrje për ulje të tensioneve politike në vend, dhe zhvillimin e zgjedhjeve paqësore më 30 qershor.
Ndërkohë sot vendi është në heshtje zgjedhore, sipas Kodit Zgjedhor, për ti paraprirë kështu votimeve të së dielës.
Lexo edhe- Sot heshtje zgjedhore, të dielën votohet







