Sigurisht që në vapë rrezikohemi nga dehiraditimi edhe pse mund të freskohemi në plazh apo pishina e të kalojmë më shumë kohë jashtë shtëpisë. Por për të shijuar të gjitha këto aktivitete duhet të hidratohemi pasi trupi humb më shumë lëngje gjatë verës.
Por sa ujë duhet të pini saktësisht?
Sipas detologes Lauren Minchen nevojat për ujë varen nga pesha e trupit. “Sasia e saktë ndryshon nga personi në person, por të rriturit duhet të mbeten në objektivin e përgjithshëm nga 2 në 4 litra për të qenë tërësisht të hidratuar”, thotë ajo.
Por në mënyrë specifike konsumi i ujit duhet të rritet nëse stërvitesh në mënyrë të rregullt për një funksionim korrekt të muskujve dhe për të ruajtur masën. Trupi punon duke djersitur e duke u rifreskuar përmes djersës, thotë Amy Shapiro, dietologe në Nju Jork.
“Është e rëndësishme të riintegrojmë ujin e humbur me djersën për të parandaluar dehidratimin. Një nga mënyra më të mira është të pish gjatë gjithë ditës ujë dhe para se të ndjesh etje”, thotë Shapiro. Sipas saj, duhet pirë të paktën 30 ml ujë për çdo kg peshë trupore, që do të thotë nëse peshoni rreth 80 kg duhet të konsumoni 2.4 l ujë në ditë.