Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Në Itali prezantojnë Kukësin: Ja kush është klubi historik i viteve të fundit

12:42 / June 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kukesi 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kukësi dhe Debreceni do të përballen në turin e parë të Ligës së Europës dhe fituesi do të ketë mundësi që të kalojë në turin e dytë të Ligës së Europës, aty ku pritej të luante me Romën por gjërat ndryshuan. Me përjashtimin e Milanit, fituesi mund të përballet me Torinon, një tjetër skuadër elitare në futbollin italian.

Sakaq, Debreceni është një emër i njohur në Europë pasi ka marrë pjesë në të kaluarën në grupet e Europës, ndërkohë që nevojë për prezantim duket se ka Kukësi. Mediat italiane kanë bërë një përshkrim të Kukësit dhe sukseseve të arritura në vitet e fundit, duke e konsideruar ekip historik në Shqipëri.

“Ja kush është Kukësi, klubi historik shqiptar në krye në vitet e fundit” është titulli me të cilin nis përshkrimi për klubin verilindor. Sakaq, në Itali shprehen se Kukësi është një skuadër që në vitet e fundit ka qenë e suksesshme ndërkohë që suksesin më të madh në Europë e konsiderojnë arritjen deri në “Play Off” në kohën kur Kukësi debutonte në Europë.

“Duhet të presim deri në datën 18 korrik për të zbuluar nëse Kukësi apo Debreceni do të luajë kundër Torinos në Ligën e Europës. Pasi njihemi me ekipin hungarez, le t’u prezantojmë klubin shqiptar më nga afër.

Promocioni: Flitet për një klub të themeluar në vitin 1930 në Kukës, qytet mes Shqipërisë dhe Kosovës, një ekip që arriti në ligën më të lartë vetëm në sezonin 2011-2012 falë vendit të dytë të marrë në Kategorinë e Parë që është si Seria B. Nga këtu filloi një aventurë shumë pozitive për Kukësin që ka marrë pjesë edhe në ndeshje ndërkombëtare.

Europa? Në Ligën e Europës nuk ka arritur kurrë të marrë pjesë në grupe, rezultati më i lartë është arritja në “Play Off”. Sezoni më pozitiv ishte 2015-16 kur edhe u shpall kampion për herë të parë ndërsa në kampionatin e fundit është renditur i dyti duke marrë pjesë në Ligën e Europës”, shkruhej në përshkrimin e bërë për klubin verilindor.

Itali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thikën e kuzhinës dhe vret të birin në Itali

17:01 / August 30, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.