Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba edhe pse është heshtje zgjedhore u bën thirrje këtë të shtunë qytetarëve që t’i drejtohen të dielën kutive të votimit.
Në një status në Facebook ai thotë se është për të ardhur keq që në disa bashki të vendit është vetëm një kandidat, por kjo nuk do të thotë të mos shkohet në votime.
STATUSI I PLOTE I DENAR BIBES
Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votimet e së dielës. Në një postim në Facebook, Biba shkruan se është për t’u ardhur keq, që në rreth 30 bashki ka votime dhe jo zgjedhje.
Ai thotë gjithashtu se duhet respektuar shteti i së drejtës që prevalojnë mbi pazaret politike.
Denar Biba: Ne date 30 qershor, une do te shkoj te votoj! Po c’ka per te zgjedhur ne 30 bashki ku eshte regjistruar vetem 1 kandidat?-do te pyese me te drejte ndonje.
Po, ashtu, ne ato bashki ka vetem votim e jo zgjedhje, dhe kjo eshte per te ardhur keq. Por zgjedhje a votime qofshin ne gati 50% te zonave, serish mbeten te rendesishme, ndaj nuk duhen bojkotuar. Ne (shqiptaret) nuk duhet te humbin shprehite tona demokratike.
Akoma me tej, ne duhet te respektojme shtetin e se drejtes, i cili kerkon qe rregullat te prevalojne mbi pazaret politike e qe, pa te cilin, demokracia ka tendence te degradoje ne sundim te shumices mbi pakicen.
Dhe se fundi, duhet te votojme edhe sepse procesi zgjedhor, edhe aty ku ka vetem 1 kandidat, ka edhe nje komponent tjeter, absolutisht te rendesishem. Te zgjedhurit vendore permes votimit qytetar formalizojne marrjen e detyres.
Sepse kryebashkiaket tane emerohen nga ne, votuesit e tyre. Vetem keshtu i bejme ata te pergjegjshem dhe mund t’ju kerkojme llogari per premtimet dhe menaxhimin e parave publike.
