Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ngjarjet në Dibër, Paloka: Nuk u përdor molotov, filmoni çdo rast dhune

14:17 / June 29, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi paloka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka në një dalje për mediat foli mbi incidentin e një dite më parë në Peshkopi. Por sipas tij bëhet fjalë për dhunë shtetërore dhe jo nga ana e protestuesve, dhe për këtë ai publikoi fjalët e infermieres së spitalit në Dibër.

Paloka thotë se nuk u përdor molotov. “Dibra është prova më e qartë e dhunës shtetërore. Policë, forca speciale të ushtrisë me maska, pa identifikim, kanë dhunuar e terrorizuar gjatë natës qytetarët. Sandër Lleshaj mashtron, asnjë polic nuk është lënduar dhe asnjë molotov nuk është hedhur”, tha ai në konferencën për shtyp.

Ai vijoi duke akuzuar se “dhuna shtetërore në Dibër organizohet nga e njëjta bandë shtetëroro-kriminale që ka dalë në përgjimet e BILD-it, duke blerë vota, duke kërcënuar dhe dhunuar qytetarët, duke penguar votën e kundërshtarëve”.

Madje ai ka dhe një porosi për qytetarët që të filmojnë e denoncojnë çdo dhunim apo presion që u bëhet. “Partia Demokratike fton çdo qytetar të mos bjerë pre e provokimeve të Edi Ramës: Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi çdo dhunim, presion, fallsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën”, tha Paloka.

edi paloka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.