Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria pushtohet nga bora, Xhaçka: Shmangni daljet e panevojshme!

16:56 / January 9, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një kohë që moti i keq ka paralizuar qarkullimin në disa qarqe të vendit, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një dalje për media u ka bërë thirrje  qytetarëve të evitojnë daljet e panevojshme nga shtëpia.

Deklatata e plotë e ministres Xhaçka:

Që prej mesditës së djeshme, territori i vendit është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar kufizime për komunitetin në disa prej qarqeve në vendin tonë. Situata pritet të jetë e njëjtë edhe për 24 orët e ardhshme.

Aktualisht, sipas informacioneve që përditësohen minutë pas minute,   qarqet më të prekura, janë: Shkodra, Kukësi, Korça, Gjirokastra, Dibra dhe Elbasani.

Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të qarkullueshme, me përjashtim të aksit rrugor Tepelenë–Gjirokastër, i cili është përkohësisht i bllokuar në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, si dhe një pjese në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Sa i takon akseve rurale, të bllokuara janë akset  në zonat e thella malore, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Korçë, Gjirokastër, Dibër dhe Elbasan.

Ministria e Mbrojtjes, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile si dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura janë në kontakt të vazhdueshëm, me 5 ministritë e linjës si edhe me Autoritetin Rrugor Shqiptar; Policinë e Shtetit; me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrikë, Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes; Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, me 12 prefektët si dhe me njësitë  vetëqeverisjes vendore.

Aktualisht, në të gjitha qarqet e prekura nga dëbora, janë aktivizuar mbi njëqind mjete, që po punojnë për hapjen e akseve me probleme.

Mbi dy mijë efektivë të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, punonjës të OSSHE dhe të shëndetësisë janë në gatishmëri të plotë për t’iu gjendur pranë banorëve, për çdo problem të vërejtur.

Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ekuipazhet e tyre janë të gatshëm të ndërhyjnë nga ajri për t’iu përgjigjur të gjitha problemeve shëndetësore apo kërkesave për bazë ushqimorë, në ato fshatra, që bllokohen nga moti i keq.

Që të minimizojmë pasojat e motit të keq, i bëj thirrje firmave kontraktore, në të gjitha bashkitë, që  të respektojnë kontratat për mirëmbajtje e zhbllokimin e akseve rrugore në rast të bllokimit të tyre.

Sa më korrektë të tregoheni në punën tuaj, aq më pak problem do kenë në përditshmërinë e tyre qytetarët e Shqipërisë.

U bëj me dije të gjitha atyre kompanive, që nuk respektojnë kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve se për çdo rast po monitorohen e do të penalizohen sipas ligjit.

Shtimi i masave të kontrollit nga Policia e Shtetit dhe disiplinimi i qarkullimit rrugor, sidomos në zonat me rrezik të shtuar, duhet të shoqërohet edhe me kufizimin dhe mbajtjen nën kontroll të qarkullimit të automjeteve me tonazh të lartë.  Respektimi i sinjalistikës së nevojshme është shumë i rëndësishëm, për parandalimin e bllokimeve dhe aksidenteve të mundshme, në situata të pritshme dimërore.

Të dashur qytetarë të zonave të prekura nga reshjet e dëborës,

Siguria juaj është misioni ynë parësor. Ndaj do të kërkonim të evitonit daljet e panevojshme nga shtëpitë.

Për të gjithë ju, që keni nevojë për asistencë, duhet t’i drejtoheni ambienteve të përshtatshme të ngritura nga pushtetit vendor në raste emergjencash, të telefononi në numrat e emergjencave 126, 127, 128 dhe 129 ose tu drejtoheni shtabeve të emergjencave në qytetet tuaja.

Është detyrë kryesore e pushtetit vendor, dhe e përsëris këtë apel, ashtu sikundër kemi bërë në të gjitha komunikimet e vazhdueshme, që të marrë masa për parandalimin dhe përballimin e situatave të shkaktuara nga moti i keq, përfshirë edhe ngritjen e qendrave të posaçme për t’i ardhur në ndihmë banorëve në vështirësi.

Në ditë të tilla është shumë e rëndësishme që, edhe ju drejtues të automjeteve, të përdorni  zinxhirë dhe të respektoni  rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të zbatoni udhëzimet për qarkullimin rrugor.

Kujdesi dhe bashkëpunimi nga ana juaj dhe përgjegjshmëria e lartë nga ana e të gjitha strukturave që ligji i ngarkon, për përballimin e situatave të shkaktuara nga moti i keq, do të na ndihmojnë që bashkarisht të përballojmë këto ditë të ftohta.

mos Moti Xhaçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.