Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet, nga beteja për bravat tek përplasjet dhe protestat paqësore një ditë para 30 Qershorit

17:11 / June 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbështetësit e opozitës protestuan para qendrave rajonale të administrimit zgjedhor ë Peshkopi, Bulqizë, Laç e qytete të tjera ndërsa policia arrestoi punonjës të bashkive Mallakastër e Pogradec pasi i gjeti duke ndërruar bravat e disa shkollave, të cilat janë planifikuar për t’u përdorur për qendra votimi.

Në qytetin e Peshkopisë mbrëmjen e së premtes disa qindra mbështetës të opozitës u përplasën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Mëngjesin e të shtunës, policia e Dibrës njoftoi se ka arrestuar 12 persona dhe ka shpallur në kërkim 39 të tjerë si të dyshuar për sulmin nga “KZAZ nr. 19”, zyra vendore e administrimit zgjedhor për Dibrën.votimet-pjesemarrja

Në Vlorë, një numër mbështetësish të Partisë Demokratike pritën me protestë kryeministrin Edi Rama të premten në mbrëmje, i cili gjendej në qytetin bastion të partisë së vet për mitingun përmbyllës të një fushate elektorale në të cilin partia e tij nuk ka konkurrentë.

Opozita ka njoftuar se do të zhvillojë protesta në të gjithë Shqipërinë dhe se policia është njoftuar për to. Policia nga ana e saj i ka shkallur protestat të paligjshme dhe në shkelje të kodit zgjedhor.

Beteja me bravat

Një numër kryebashkiakësh të opozitës duket se kanë vendosur të luftojnë zgjedhjet e njëanshme të 30 qershorit duke ndërruar bravat e objekteve të ndryshme nën administrimin e tyre, si shkolla e kopshte, për t’i mohuar socialistëve qendrat e votimit të dielën. Nuk është e qartë se sa efektive mund të jetë kjo metodë, por në Pogradec dy punonjës u arrestuan mëngjesin e së shtunës, të akuzuar nga policia për “pengim të zgjedhjeve”, ndërsa në Mallakastër, u arrestuan tre punonjës dhe u shpall në kërkim një nënkryetar bashkie.

Në Shkodër mësohet se vetëm 5 nga shkollat e caktuara si qendra votimi janë të hapura ndërsa të tjerat janë kyçur nga Bashkia Shkodër.

Po në Shkodër, të premten, një numër personash që më pas rezultoi se ishin militantë të Partisë Socialiste, sulmuan pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” ku shqyen duke përdorur leva një derë në ndërtesën që qe planifikuar më parë të përdorej si KZAZ.

Partia Demokratike i denoncoi sulmuesit si militantë të dhunshëm të Partisë Socialiste ndërsa PS e Shkodrës deklaroi se bëhej fjalë për “komisionerë” të cilët, sipas saj, ishin provokuar dhe penguar në “ushtrimin e detyrës”. Ndryshe nga rastet e tjera, policia nuk njoftoi ndalime apo arrestime për këtë incident./Birn/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.