Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bashkia Shkodër: Hapja me dhunë dhe thyerja e institucioneve publike janë veprime diktatorialo -politike

19:11 / June 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Voltana Ademi 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Shkodrës me anë të një komunikimi për mediat ka reaguar, pasi në disa shkolla të qytetit janë vendosur kutitë e votimit në KZAZ.

Nga kjo bashki thuhet se ndërhyrja e policisë është e paligjshme dhe aspak në përputhje me ligjet. Bashkia Shkodër shprehet se këto veprime të pastra diktatorialo-politike, për hapjen e dhunshme me thyerje e dëmtim të institucioneve publike, po dhunojnë haptas dhe ditën për diell vlerat demokratike.

Në njoftim saktësohet se gjithashtu janë duke njollosur të drejtën e votës së lirë, të pa manipuluar, të barabartë apo të blerë nga mafia. Po ashtu, theksohet se është injoruar  urdhri i bashkisë.

KOMUNIKIM ME MEDIAT DHE QYTETARËT NGA BASHKIA E SHKODRËS

E indinjuar për mosrespektimin e urdhërit tim në lidhje me ambientet publike në pronësi të Bashkisë Shkodër nga KQZ-ja, urdhër i bazuar në Kushtetutë, Dekretin e Presidentit të Republikës, Ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Në cilësinë e kryetares së Bashkisë së Shkodrës, denoncoj publikisht ndërhyrjen e jashtëligjshme në institucionet në pronësi të qeverisjes vendore nga ana e Policisë së Shtetit.

Këto veprime të pastra diktatorialo-politike, për hapjen e dhunshme me thyerje e dëmtim të institucioneve publike, po dhunojnë haptas dhe ditën për diell vlerat demokratike. Gjithashtu janë duke njollosur të drejtën e votës së lirë, të pa manipuluar, të barabartë apo të blerë nga mafia.

Ne po monitorojmë dhe dokumentojmë hap pas hapi të gjitha këto akte të pakuptueshme ndaj pronave të qeverisjes vendore dhe po informojmë institucionet vendase dhe të huaja, si OSBE-ODIHR.

Ne kemi qenë, jemi dhe do të vazhdojmë të punojmë e lufftojmë për një Shqipëri brenda familjes Europiane, e cila dinjitetin dhe lirinë e personit njerëzor i vlerëson shtylla të zhvillimit.

Bashkia Shkodër tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.