Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ja ushqimet që mbrojnë lëkurën nga dielli gjatë ditëve të nxehta !

21:18 / June 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lekura 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumica e njerëzve kujdesen të ruajnë veten nga rrezet e diellit duke përdorur një krem me një faktor mbrojtës, kapele dhe syze dielli. Megjithatë, ka edhe ushqime që mund të mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme UV, veçanërish në stinën ‘problematike’.

Vaji i ullirit

Falë  vitaminës E dhe polifenoleve, konsumi ditor i vajit të ullirit mund të mbrojë lëkurën. Studime të shumta kanë treguar se vitamina E mund të zvogëlojë efektet e stresit oksidues dhe të zvogëlojë efektet e rrezatimit të dëmshëm UV. Prandaj, gjithmonë shtoni një lugë vaj ulliri në sallatë ose perimet e gatuara gjatë verës.

Arrat

Ndihmues janë edhe arrat, të cilat përmbajnë yndyra të shëndetshme omega-3. Ato ndihmojnë qelizat në shtresën e jashtme të lëkurës për të luftuar rrezatimin UV, duke parandaluar përkeqësimin e tyre.

Mollët

Krahasuar me fruta të tjera, mollët kanë përqendrimin më të lartë të polifenolit, i cili ndihmon në kontrollin e inflamacionit, zvogëlon stresin oksidues dhe rrit imunitetin.

Çaji dhe kafeja

Çaji dhe kafeja janë gjithashtu plot me polifenol, i cili ndikon pozitivisht për lëkurën. Hulumtimet kanë treguar se konsumimi ditor i kafes ngadalëson plakjen e lëkurës dhe shfaqjen e pikave në lëkurë.

Brokoli

Brokoli është gjithashtu i pasur me polifenol. Ai është i shkëlqyeshëm në luftën kundër inflamacionit dhe gjithashtu ndihmon në luftën kundër kancerit. Po ashtu, aktivizon sistemin e mbrojtjes së lëkurës kur ekspozohet ndaj rrezatimit Ultra Violet.

Spinaqi

Ndihmon lëkurën për të luftuar rrezet e diellit dhe për të ngadalësuar procesin e plakjes.  Është vërtetuar se konsumi ditor i spinaqit të zier ndihmon trupin me 50 për qind më shumë në luftën kundër paraqitjes së melanomës pas shërimit.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë ka një përqindje të lartë të kakaos, e cila është një antioksidues i fortë, pasi posedon flavanol. Ajo e bën lëkurën më shumë hidratuese dhe më të butë. Në vend të çokollatës, ju gjithashtu mund të pini një filxhan kakao, pasi është provuar se lëkura bëhet 25 për qind më pak e ndjeshme ndaj diellit.

tirananews.al ushqimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.