Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hapen qendrat e votimit, shqiptarët zgjedhin drejtuesit e bashkive

07:05 / June 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
votime 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në orën 07:00 të mëngjesit janë hapur qendrat e votimit në të gjithë vendin.

Sot të drejtën e votës e kanë 3.536.015 shtetas shqiptarë, nga të cilët 132.788 persona votojnë për herë të parë. Votuesit janë 51% meshkuj dhe 49% femra. Shqiptarët po votojnë për drejtuesit e 61 bashkive.

Në mbarë vendin janë ngritur 5417 qendra votimi, ndërsa zgjedhjet dhe mbarëvajtja e tyre do të monitorohen nga 150 vëzhgues të OSBE-OHDIR. Vëzhguesit ndërkombëtarë njoftojnë se do të paraqesin gjetjet e tyre paraprake dhe përfundimet, në një konferencë shtypi nesër.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 36 parti politike. Partitë e spekterit të majtë janë mbledhur në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë europiane” të udhëhequr nga Partia Socialiste ku bëjnë pjesë 20 parti. Gjithashtu tjetër koalicion është edhe “Shpresa për ndryshim”, shkruan Java News.

Partitë më të mëdha opozitare kanë vendosur që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Për këtë arsye nga 61 bashki që ka vendi, 35 prej këtyre bashkive ka vetëm një kandidat në garë pa rival përballë.

Për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve ditën e sotme janë trajnuar 7779 punonjës të policisë që po angazhohen me detyra sipas niveleve të menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor, shkruan Java News.

Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes, orar pas të cilit komisionerët e qendrave të votimit do të mbyllin kutitë me materialet zgjedhore shoqëruar me procesverbalet përkatëse. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.