Ka votuar qe ne nisje te procesit te votimit numri dy i qeverise, Erion Brace.
Ai ka votuar pas pas ores 07:00, sapo eshte hapur qendra e tij e votimit ne Liceun Artistik dhe me pas ka dhene edhe nje mesazh per gjithe shqiptaret, qe te ushtrojne vullnetin e tyre dhe te drejten e votes.
Brace ka theksuar se zgjodhi te votoje qe heret ne mengjes, pasi do te jete ne zonen e tij elektorale per monitimin e procesit.
Nje apel Brace e beri per gjithe komisioneret dhe njerezit e ngarkuar me administrimin e ketij procesi, sipas tij shume te rendesishem. “Te zbatojne ligjin dhe vetem ligjin”- theksoi ai.
“Më duhet të ndjek edhe Divjakën dhe gjysmën e Lushnjes. Është edhe freski në këtë orë. I ftoj që të gjithë që të bëjënë të njëjtën gjë. Të zgjedhin mëngjesin dhe të shkojnë në punët e tyre”- theksoi ai.
Pyetur a jane legjitime keto zgjedhje, Brace deklaroi: Zgjedhje ka, zgjedhje po bëhen janë në datën dhe kohën e caktuar. Zgjedhjet i delegjitimon mungesa e standardit. Komisioneret duhet të jenë në lartësinë e detyrës dhe të shmangin votimin familjar.

