Një qytetar nga Burreli pak para futjes në qendrën e votimit, për kamerën e RTV Ora është shprehur se ndihet shumë krenar që voton.
Ai tha se ka shkuar familjarisht për të votuar.
Qytetari: Jam shumë krenar që votoj, votoj për të ardhmen e vendit tonë. Votoj për të mirën e vendit tonë. Kam ardhur me familjen time.
Ndërsa zonja e tij u ka uruar sukses kujtdo që do bëhet pjesë e procesit.
“Jam shumë e lumtur që kam ardhur të votoj për kandidatin që do të administrojë bashkinë e Burrelit, për një të ardhme më të mirë, për një punë më të mirë dhe të kemi më shumë suksese në jetë, në çdo drejtim. Suksese të gjithëve kush do votojë”.
