Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet/ Alfred Moisiu apel politikanëve: Thirrini mendjes

11:26 / June 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alfred moisiu votime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka votuar vetëm pak minuta më parë në qendrën e votimit 1734/1 që gjendet në ambientet e Shkollës Teknike Ekonomike. I shoqëruar edhe nga mbesa e tij, ai ka ushtruar të drejtën e votëës, ndërsa pas votimit u shpreh se kjo ishte një e drejtë kushtetuese e çdo qytetari.

“Kreva detyrën kushtetuese që çdo qytetar ka të drejtë të zgjidhet dhe të zgjedhë. Sigurisht për t’u zgjedhur unë tani e kam kaluar atë moshën time, por për të zgjedhur kam të drejtë”, tha Moisiu.

Ai theksoi se pavarësisht se opozita kryesore mungon në këto zgjedhje qytetarët duhet të kenë të drejtën për zgjedhur drejtuesit e pushtetit vendor.

“Opozita tradicionale mungon, edhe kjo sigurisht nuk është një gjë e mirë, por ishte e drejta e vendimit të drejtuesve të partive opozitare, të dy partive kryesore që janë në opozitë. Unë e thashë edhe mbrëmë në një televizion, që për mua kjo ka qenë një fatkeqësi. Nuk duhet të ndodhte. As duhet të linin mandatet, por janë shenja të demokratizimit. S’mund të ecet përpara pa zgjedhur qoftë pushtetin lokal, qoftë dhe pushtetin qendror. Ne çdo dy vjet kemi zgjedhje. Edhe isha dakord që këto zgjedhje të zhvillohen në kohën e përcaktuar nga dekreti i Presidenti të Republikës, 30 qershori, sepse mos zbatimi i kësaj date do krijonte një precedent shumë të rrezikshëm për të ardhmen. Atëherë ne do kishim destabilizim në sistemin zgjedhor, destabilizim të zgjedhjeve, çdo zgjedhje do kishte probleme nga forcat politike pjesëmarrëse.
Unë lexova edhe  një deklaratë  të personaliteteve të shquara dhe kam bindjen se politikanët shqiptarë do t’i thërrasin mendjes, sepse nuk ecet kështu përpara ”, tha u shpreh Moisiu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.