Prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur votimi në të gjitha KZAZ-të në vend. Përveç ndonjë incidenti të vogël, gjithçka ka kaluar qetësisht dhe pa akte dhune. Ndërkaq, burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se një shtab në seli po monitoron situatën e votimeve për të dokumentuar çdo parregullsi, duke nisur nga pjesëmarrja. Kreu i PD ndodhet pikërisht në selinë blu, në zyrën e tij duke monitoruar nga brenda gjithçka, mëson newsbomb.al. Pothuaj në çdo qendër votimi një anëtar i PD po vëzhgon nga larg mbi numrin e pjesëmarrësve dhe mban shënim për to duke e raportuar në kohë reale.
Postime te ngjashme
Add A Comment
