Kreu i KQZ-së Klement Zguri tha se shifrat e publikuara nga zëdhënësja e institucionit që drejton se deri në orën 11.00 pjesëmarrja në votime ka qenë 12 për qind nuk është shifër zyrtare, për sa kohën uk është i konfirmuar nga KQZ.
“Do më duhet të saktësoj, nuk është shifër zyrtare e konfirmuar nga KQZ. Për tu thene procedurën, kjo shifër ka ardhur përmes komunikimeve telefonike me KZAZ dhe KZAZ i kanë marrë përmes komunikimeve po telefonike të sekretarëe të qendrave të votimit. Shifrat nuk janë të besueshme pa u konfirmuar zyratarisht nga KQZ”, tha Zguri për mediat.
I pyetur nëse e ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese, Zguri tha se akoma nuk ka votuar, por la pa përgjigje nëse do të votonte.
