Studiuesi i njohur Aurel Plasari e ka quajtur me ironi “nje lajm lumturues”, ate qe do te ngjase me daten 30 qershor.
Studiuesi Plasari, shkruan ne nje postim ne rrjetet sociale, se ‘Me 30 qershor filluaka spiralja e rënies së pushtetit të Ramës”.
‘Ja më në fund lajmi lumturues: Me 30 qershor filluaka…çfarë? do thoni ju. Filluaka spiralja e rënies së pushtetit të Ramës, dmth punë spiraleje e një rënieje nga ato që duke e shtyrë spira spira shkon edhe deri 2021 e pakta’, shkruan Aurel Plasari në postimin e tij.
Ndonese nuk permend emra, reagimi i Plasarit vjen pas qendrimit te mbajtur nga kryedemokrati Basha, i cili nje dite me pare, apeloi per qetesi dhe jo dhune, duke theksuar se rrezimi i rames nuk vjen duke perplasur shqiptaret me njeri-tjetrin.
Cfare tha Basha mbreme:
Unë nuk besoj se dhuna është zgjidhja. Nga dhuna dhe viktimat në 30 qershor nuk përfiton askush përveç Edi Ramës. Asnjë lëndim, asnjë plagë shqiptarësh, nuk vlen për asgjë. Rrëzimi i Edi Ramës nuk do të vijë duke përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin, duke duke rrahur apo lënduar njëri-tjetrin. Fundi i Edi Ramës po vjen nga braktisja e tij. Nga distancimi prej tij. Nga izolimi i tij.
