Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Komisioni Shqiptar i Helsinkit deklaratë pas mbylljes së votimit: Numri i zgjedhësve orët e fundit ra ndjeshëm

20:06 / June 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
votimi mallakaster 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas mbylljes së votimeve në të 61 bashkitë e vendit.

Përmes një deklarate të publikuar në facebook, Komisioni i Helsinkit thekson se numri i votuesve ishte i ulët, duke shtuar se në orët e fundit, ulja e numrit të tyre ishte edhe më e theksuar.

KSHH ka bërë edhe disa kritika, duke nënvizuar se është vërejtur mosrepsektim të dispozitave të Kodit Zgjedhor për protokollimin e vërejtjeve me shkrim.

Ndërsa në një Qendër Votimi, deklarohet se Vërejtja me shkrim e vëzhguesit të KShH-së për mosrespektimin e plotë të procedurës që duhet të ndiqet në rastet kur zgjedhësi nuk mund të votojë vetë për shkaqe shëndetësore, nuk është marrë në konsideratë nga ana e Komisionit të QV nr. 1889/1 pranë Njësisë nr. 7”.

Deklarata e plotë:

Mbyllen disa Qendra Votimi – Para mbylljes së tyre, bie fluksi i zgjedhësve në një pjesë të këtyre qendrave të monitoruara nga vëzhguesit e KShH-së

Sikurse dihet sipas Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit mbyllen parimisht në orën 19:00, me përjashtim të rasteve kur në këto qendra ka fluks zgjedhësish në kohën që qendra duhet të mbyllet, në ambientet e jashtme të qendrës.

Orët e fundit të monitorimit evidentuan një rënie të ndjeshme të numrit të zgjedhësve në qendrat e votimit që po monitorohen nga vëzhguesit e KShH-së.

Përshembull, në qytetin e Tiranës, QV nr. 1889/1 janë paraqitur 178 zgjedhës nga 907 zgjedhës që duhet të jenë në total. Gjithashtu, në Shkollën Dëshmorët e Lirisë në QV nr. 1830 kanë votuar 28% e zgjedhësve, përkatësisht 202 zgjedhës nga 718 në total. Në 2 QV që po monitorohen nga vëzhguesi i KShH-së në Pallatin ‘Asllan Rusi’, respektivisht QV nr. 1887/1 dhe nr. 1887/2 rezultojnë të kenë votuar 378 zgjedhës, ndërkohë që po shqyrtohet nga ana e komisioneve mundësia e shtyrjes së orarit të mbylljes së votimit me një orë. KShH po verifikon këtë informacion pasi KQV shtyn procesin e votimit pa orar, vetëm në rast se në kohën e mbylljes së tij ka persona prezent në ambientet jashtë QV, për të mundësuar votimin e këtyre të fundit. Rreth orës 18:44 pranë Shkollës ‘Vasil Shanto’, në QV nr. 1840 është vërejtur një rritje e numrit të votuesve me rreth 50 votues në një hark kohor prej 1 orë.

Në tërësi, situata e raportuar nga vëzhguesit e KShH-së ka vijuar të jetë normale dhe e qetë. Ndërkohë që dy-tre orë më parë raportohen këto parregullsi. Konkretisht:

Rreth orës 15.45, në QV nr. 1844/1 pranë Shkollës ‘Besnik Sykja’ vëzhguesi i KShH-së ka depozituar vërejtje në mënyrë të përsëritur, për shkak se në këtë QV është konstatuar hyrja e personave të paautorizuar, gjë që përbën cënim të nenit 110 të Kodit Zgjedhor. Vërejtjet e depozituara nga vëzhguesia nuk janë protokolluar dhe anëtarët e Komisionit, të cilët nuk kanë rënë dakord mbi detyrimin që kanë për ta protokolluar vërejtjen, detyrim ky i parashikuar në nenin 41 të Kodit Zgjedhor. Në këto kushte, vëzhguesia ka depozituar përsëri vërejtje për mosrepsektim të dispozitave të Kodit Zgjedhor për protokollimin e vërejtjeve me shkrim. Në QV nr. 18041, pranë ZAZ nr. 34, vëzhguesi i KShH adresoi vërejtje me shkrim për shkak se 1 zgjedhës që po votonte u tentua të ndihmohej pa vullnetin e tij nga një person tjetër duke bërë që në dhomën e fshehtë të qëndronin 2 persona.

Vërejtja me shkrim e vëzhguesit të KShH-së për mosrespektimin e plotë të procedurës që duhet të ndiqet në rastet kur zgjedhësi nuk mund të votojë vetë për shkaqe shëndetësore, nuk është marrë në konsideratë nga ana e Komisionit të QV nr. 1889/1 pranë Njësisë nr. 7.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.