Partia Demokratike ka akuzuar KQZ-në se ka manipuluar pjesëmarrjen e në votimet e ditës së sotme.
Sipas Sekretarit për Çështjet zgjedhore në PS, Ivi Kaso pjesëmarrja në votimet e ditës së sotme në rang vendi është rreth 15 për qind dhe aq sa bën të ditur KQZ-ja.
Kaso ka paralajmëruar KQZ-në se do mbajë përgjegjësi ligjore për abuzimet me pjesëmarrjen fiktive.
“Në rang vendi kanë votuar vetëm 15% dhe jo aq sa thotë KQZ e paligjshme, me katër anëtarë. Që nga votuesit që votojnë disa herë, tek komisionet e votimit me një anëtrarë, tek kërcënimet ndaj votuese e deri tek mbushja efektive e kutive. Paniku e ka shtyrë Ramën drejt manipulimit flagrant ët numrit të votuesve. Por kjo nuk e shpëton nga ajo që e dinë të gjithë: Shqiptarët e kanë refuzuar”.
