Zgjedhjet në qarkun e Dibrës priteshin me interes të madh për shkak të përplasjeve mes militantëve të PD-së dhe policisë pak ditë para zgjedhjeve.
Dy ditë para zgjedhjeve, por edhe gjatë heshtjes zgjedhore pati provokime nga ana e militantëve të PD-së, ndërkohë që një person qëlloi me armë te Ura e Matit dhe në Qendrën e Votimit Bushkash u vendos eksploziv.
Megjithatë në zgjedhjet e 30 qershorit matjanët i kanë shmangur zgjedhjet dhe kanë votuar pa problem.
Nga të dhënat paraprake raportohet se mbi 8100 persona ose rreth 30% kanë dalë për të votuar në zgjedhjet e mbajtura sot.
