Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Jozefina Topalli e pamëshirshme ndaj Bashës: Ti ishe eksperiment i pamerituar për demokratët

22:46 / June 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
topalli basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shkruan se Partia Demokratike pas rreth tre dekadash nuk ka më asnjë lloj pushteti pas votimeve të sotme.

Ajo shton se PD praktikisht nuk është më. Ajo e konsideron kreun e PD-së një eksperiment të pamerituar.

Reagimi i plotë i Jozefina Topallit:

Pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka me asnjë pushtet.

Partia Demokratike nuk eshte me as ne Parlament dhe nuk ka me asnje bashki.

Me urdherin per djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori ate me dhune, jashte parlamentit duke tradhetua e fyer, mbi 400 mijë demokratë, qe votuan siglen e kesaj force politike. Me kete, qe eshte akti me i papergjegjshem i historise se demokracise, ai praktikisht i ftoi shqiptaret ne lufte vëllavrasëse.

Pas kesaj, premtoi se do krijonte qeverinë teknike dhe do rrezonte Edi Ramen.

Sot, me moshyrjen ne zgjedhje, jo vetem qe nuk arriti asnjeren, por i dhuroi Rames te gjitha bashkite, te gjitha pushtet.

Nga sot cdo gje ka ndryshuar.

PD eshte jashte cdo pushteti politik dhe lokal, nderkohe qe Edi Rama ka marre cdo gje.

Demokratet e fundit te punesuar ne bashkite e djathta do jene ne meshiren e Edi Rames.

Partia Demonratike praktikisht nuk eshte me. Dhe kjo eshte vrasja me mizore, qe kreu i saj mund t’i bente  demokrateve.

Ky eshte demi me kriminal ndaj vendit, qe Lulzim  Basha kreu per karrigen e hallet e tij. Dhe nuk  mbaron ketu. Ai tradhetoi shpirtin perendimor te forces politike, qe lindi per te hapur dhe per te integruar vendin ne Europe e Nato.

Nuk po ndalem ketu te komentoj per deklaraten e tij te para pak minutash, kur

kendonte fitore, mbi kufomen e nje force politike qe, nje kohe i dha jete e enderr nje kombi per 3 dekada, e qe qendroi ne kembe mbi sakrificen e jeten e idealisteve te paepur ne dekadat e shkuara.

Nga sot, asgje nuk eshte me si me pare.

Pasi ka marre faturen e dhunes, pasi humbi mbeshtetjen e gjithe botes, pasi kreu  vetëvrasjen me kriminale qe mund te imagjinohej… dhe desh ta conte vendin ne perplasje..;

Pasi humbi “revolucionin”, dhe deshtoi te arrinte qeverine teknike, pasi deshtoi te rrezonte Ramen dhe pasi la  PD pa asnje pushtet politik…Ti Lul kesaj rradhe nuk mund te kendosh më mbi trupin qe jep shpirt te Partise sone.

Ti ishe eksperimenti me i pamerituar per demokratet dhe per vendin.

Partia Demokratike ka kalu edhe nje here tjeter nje moment tragjik.

Dhe demokratet e vertete, permes përpjekjeve herkuliane ia dolen ta ngrijne nga hiri dhe ta sjellin ne pushtet.

Edhe sot Lul, njerez te ndershem, te rinj e te reja, idealiste e intelektuale, patriote, te pakorruptuar e te pashitur do ta shpetojne nga peng marrja e tradhetia jote, do ta ngrijne serish ne piedestalin qe i takon, per t’i dal zot vendit , interesit publik e njerezve qe i le pa shprese e pa perspektive.

Njerezit e lire,nuk do lejojne më, qe as ti dhe as 3-4 shoket tuaj ne pushtet dhe “opozite” te mbajne ne deshperimin e dhimbjes e te  pamundesise, nje popull qe boll ka vuajtur ne shekuj.

Eshte koha per te ringritur Partine Demokratike nga e para. Eshte koha per te larguar ketw klase politike.

Demokratet, shqiptaret do ia dalin.

Jozefina Topalli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.