Në rang vendi pjesëmarrja në votime ishte 21.67 %, ose e thënë në shifra nga një numër prej 3.536.015 shtetas shqiptarë morën pjesë vetëm 771 863.
Por teksa e dimë tashmë që pjesëmarrje e ulët ka qenë në bashki të mëdha si Shkodra e Durrësit, një bashki ka arritur të kalojë 50% dhe bëhet fjalë për bashkinë e Pustecit, pjesa më e madhe e së cilës janë minoritet maqedonas.
Saktësisht pjesëmarrja në votime në këtë bashki është 55.44 %,e ndjekur nga Librazhdi dhe Tepelena.
Pustec 55.44%
Librazhd 37.52%
Tepelenë 36.59%
Poliçan 35.46%
Klos 35.17%
Gramsh 32.95%
Pukë 32.65%
Skrapar 32.58%
Prrenjas 32. 49
Kolonjë 32.07%
Roskovec 31.18%
Konispol 31.03%
Divjakë 30.67%
Këlcyrë 30.54%
