Sigurisht që rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk kanë surpriza, pasi në mbi gjysmën e bashkive socialistët konkurrronin të vetëm, dhe falë kësaj arriti të marrë për herë të parë edhe bashkinë e Tropojës.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, kryetari i ri i Bashkise do të jetë Rexhë Byberi, kandidat i Partisë Socialiste.
Përballë Byberi garonte vetëm kandidati i Bindjes Demokratike, Edison Hasanaj, i cili ka fituar vetëm 177 vota. Ndërkohë që Rexhë Byberi ka fituar 3538 vota.
