Shqipëria shtëpi nga kurthi i përplasjes civile dhe urime shqiptarëve që iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar njëri-tjetrin. Kështu shprehet kreu i shtetit Ilir Meta në një postim në Facebook për votimet e të dielës, 30 qershor.
Postimin e ai e shoqëron me një video votimi familjar, duke i quajtur në fjalët e tij votime socialiste 30 qershorin.Kujtojmë që Meta ka dekretuar 13 tetorin si datë zgjedhjesh, por që ende nuk është botuar në Fletoren Zyrtare.
MESAZHI I METES
Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.
Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.
Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.
Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.
Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video.
