21.6 % e shqiptarëve votuan të dielën për të zgjedhur drejtuesit e bashkive, por fjala i takon misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR se si shkuan votimet.
Misioni ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 15.00 ku dhe do të paraqesë gjetjet dhe përfundimet. “Ambasadorja Audrey Glover, Drejtuese e Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, do të japë një deklaratë për gjetjet paraprake të misionit dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve”, thuhet në njofitimin e misionit të OSBE/ODIHR.
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) përbëhet nga 174 vëzhgues nga 33 vende dhe është i vetmi grup ndërkombëtar vëzhgimi në terren në Shqipëri për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
