Një ditë më parë ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli akuzoi Bashën për faktin se PD nuk ka më asnjë pushtet pas bojkotit të zgjedhjeve, dhe për këtë ajo kërkoi ringritjen e kësaj force politike nga e para.
Por një ditë më pas Topalli ka konsumuar kafen e mëngjesit me zëdhënësen e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhillin. Foto është publikuar nga vetë Erla në instastory.
Nuk e dimë nëse është rastësi apo jo që foto është publikuar pikërisht një ditë pas deklaratave për Bashën, ndërkohë që sot Berisha ka shkuar në zyrën e liderit të PD-së.

