Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedim penal ndaj kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailajt pas akuzave të PD-së se në vitin 2000 gjykata greke e ka dënuar 3 vite burg. Deri javën tjetër, Ismaliaj duhet të paraqitet në Policinë Gjyqësore për të dhënë gjurmët e gishtave. Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi publikoi dokumentin që sipas PD-së, vërteton se Qerim Ismailaj është dënuar më 25 shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg nga Gjykata e Kios, për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje). Sipas tij Ismaliaj nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.
Postime te ngjashme
Add A Comment
