Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur nëse do të japë dorëheqje nga posti nëse humb zgjedhjet, ashtu siç ka deklaruar kryeministri Edi Rama nëse nuk triumfon në 25 prill.
Basha zgjodhi të mos përgjigjej, teksa u shpreh se nuk ka shance që njerëzit të vazhdojnë në këtë gjendje dhe se ndryshimi në 25 prill do të vijë me patjetër.
‘Për Edi Ramën gjithmonë politika ka qenë ajo rreth tij dhe për të. Konflikti politik i ka ardhur në majë të hundës shqiptarëve. 25 prilli është për të ardhmen e tyre. Me 25 prill ata do të votojnë për një të ardhme më të mire, apo pëer premtime të papambajtura. Padurimi për të larguar këtë keqqeverisje, padurimi për ndryshim, të cilin unë dhe ekipi im e marrim përsipër. Nëse nuk i plotësoj këto zotime, unë nuk kërkoj mandat të dytë. Nuk ka shans që njerëzit të vazhdojnë në këtë gjendje. Zgjedhjet do t’i fitojnë shqiptarët. Zgjedhjet do t’i fitojë Shqipëria. Njerëzit janë ndërgjegjësuar masivisht. Ndryshimi i kultures politike do të thotë pikërisht kjo që po bëjmë. Kërkojmë dhe do të marrim besimin e tyre me votë në 25 prill. Nëse nuk i plotësojmë nuk do të kërkojmë një mandat të dytë. Fundi i një tranzicioni.-tha Basha.