Myslim Murrizi në një dalje të posaçme për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama që vijon ende ti përmbahet marrëveshjes së 17 majit të dy viteve më parë. Madje për krizën aktuale ai tha se zanafilla është që në marrëveshjen e 21 prillit 2008, të atyre që sot ndajnë pushtetet.
“Zanafilla e gjithë kësaj katrahure është marrëveshja 21 prill 2008 i krerëve të partive që janë shndërruar në pronarë të pushteteve respektive. I bëj thirrje zotit Rama a e vazhdon më marrëveshjen e 17 majit me zotin Basha apo jo. I bëj thirrje kësaj maxhorancë të heqë dorë nga e shkelmja e syrit atyre që nuk janë në Kuvend dhe të kthehet në funksionin normal të institucionit më të lartë të këtij vendi, ne jemi republikë parlamentare, as presidenciale dhe as monarki. Koha e pronarëve të përkohshëm mbi pushtet në këtë vend duhet të marrë fund. Ne i qëndrojmë kauzës tonë, jemi ulur në ato karrige për një arsye të fortë dhe kauzë që shqiptarët e presin, ndryshimin e sistemit zgjedhor politik që ka sjellë këtë krizë”, tha Murrizi.