Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

A do kalojë për gjykim dosja e Erion Veliajt, sot seanca paraprake në GJKKO

09:16 / October 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1759338697 1758635907erionveliajnkshillbashkiak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), do të zhvillohet sot seanca paraprake për dosjen në ngarkim të Erion Veliajt, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë. Seanca pritet të fillojë në orën 09:00 ku do të vendoset nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim.

Por, për shkak të ngjarjes tragjike të regjistruar disa ditë më parë ku në sallën e gjyqit u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, gjyqtarët e avokatët kanë bojkotuar të gjithë seancat gjyqësore, përfshirë dhe ato të ditës së sotme. Deri më tani nuk dihet nëse seanca për Veliajn do të zhvillohet apo jo.

Veliaj do të përballet në gjykatë me pesë akuza të rënda: korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli. Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, në marrëdhënie me disa kompani që, në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme, kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, përballet me akuza për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave. Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Një tjetër i pandehur është Fatjon Baci, gardiani i burgut të Durrësit, i cili akuzohet se i dha telefonin celular Veliajt gjatë transferimit nga qelia në gjykatë, në dy raste të veçanta.

Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 shtator, me vendim të Këshillit të Ministrave me argumentin se nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj, që nga arrestimi më 10 shkurt. Por, sot Veliaj depozitoi ankimin në Kushtetuese, kërkesë e cila pezullon shkarkimin e tij dhe bllokon zgjedhjet e parakohshme në Tiranë deri kur të shprehet gjykata më e lartë në vend.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spital ekselence në Tiranë/ Rama: Kapitull i ri për shëndetësinë, do trajtohen sëmundjet e komplikuara

11:15 / July 7, 2026

Lamtumirë gomone! Shqiptarët tani po futen ilegalisht me jahte në Angli, The Sun infiltrohet brenda grupit të trafikantëve

11:06 / July 7, 2026

Policia e Shtetit hap garën për drejtuesit e tre departamenteve kryesore, afati i aplikimeve 13 korrik

10:57 / July 7, 2026

Sot gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku nuk do të paraqitet në seancë

10:24 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.