Deputeti Laert Duraj thotë se nuk priten ndryshime në kabinetin qeveritar. Në një intervistë televizive, ai mohon gjithashtu se kryeministri Edi Rama mund t’i besonte një post ministror.
Do ketë ndryshime në kabinetin qeveritar?
Duraj: Në gjykimin e kryeministrit, por edhe në gjykimin tonë si grup parlamentar, puna e qeverisë është e mire. Kështu që nuk besoj të kemi surpriza për ndryshime në lidhje me kabinetin qeveritar.
Jeni përfolur si një prej emrave kandidatë për post ministror?
Duraj: Nuk e kam dëgjuar me thënë të drejtën, ndoshta profili nga një kompani siç është Posta Shqiptare mund të krijojë aludime të tilla, por deri tani nuk ka diçka të tillë.
