Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do ketë supriza nga mbledhja e qeverisë në Tepelenë? Deputeti i PS: Dimë se cila reformë ka ecur mirë dhe cila jo!

18:43 / July 27, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1690471705xwhatsapp image 2023 07 26 at 181745 2 352
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse shumica i konsiderojnë “surprizë” lëvizjet që kryeministri Edi Rama mund të bëjë në qeveri, për Partinë Socialiste nuk janë edhe aq të papritura. Kjo sepse sipas deputetit Arben Pëllumbit, panorama është e qartë se cila reformë ka ecur në rrugën e duhur dhe cila ka mbetur në vend, e për rrjedhojë ndryshimet e mundshme, janë të pritshme brenda vetë kampit rozë.
“Besoj që ndryshimet në qeveri mund të jenë surprizë për publikun, por për kupolën e larë të PS nuk janë surprizë, gjithsesi në statutin e PS kabineti qeveritar është tager i kryeministrit, sepse është ai që vlerëson punën nëse ka punuar mirë, apo kush do të zëvendësohet.

Nuk besoj se do jenë surpriza, surpriza do jenë a e morën vesh një ditë përpara po 3 ditë mbrapa, në këtë sens është surprizë, sepse në punën e qeverisë dihet çfarë ka ecur shumë mirë dhe çfarë ka ecur jo mirë, se cili është emri pak rëndësi ka, PS ka shumë forca dhe njerëz të përgatitur që mund të zëvendësojnë këdo, e ka këtë potencial”, tha Pëllumbi.
I ftuar në Debat në A2 CNN me gazetaren Denisa Pasholli, Pëllumbi komentoi edhe punën e bërë nga SPAK, ku duket se “kosa e drejtësisë” po anon më shumë nga socialistët. E kjo, për Pëllumbin, është një arsye se vetë PS krenohet, ndonëse u “janë prerë kokat” shumë kolegëve të tij, së fundmi Arben Ahmetajt.

“SPAK nuk ka më frikë, qeveria nuk mbron asnjë, politika nuk mbron asnjë, dikur nuk zbatoheshin urdhrat e policisë, por ishte në arrest dhe drejtonte nga shtëpia, kjo filozofoi ka ndryshuar dhe ne jemi krenar dhe e kemi ndryshuar që në të gjithë qeverisje të ketë një frymë të re për të reflektuar besimin e qytetarëve që ju kanë dhënë një punë”, u shpreh ai.
Mes një sesioni parlamentar tashmë të mbyllur, në shtator pritet të nisë sfida e re, por edhe kësaj herë me një problem të vjetër, me një opozitë të ndarë jo më në dysh, por në tresh. Mes Sali Berishës, Lulzim Bashës që pritet të rikthehet dhe Gazment Bardhit të futur ashpër në këtë luftë të brendshme, Pëllumbi ka një mesazh për opozitën.

“PS ka sfidat e veta, kemi riorganizimin e strukturave, kjo është detyra jonë kryesore, një opozitë e dobët nuk është mirë as për mazhorancën, do uroja që opozita të jetë në detyrën e vet të të bëri opozitë, ne e vumë re që për hir të betejave të fraksioneve, të imponohet problemi në Kuvend dhe të kërkohet shkelje të rregullores. Ne do njohim PD që ka të drejtën ligjore të përfaqësohet në Kuvend, cilido qoftë ai që do e drejtojë”, përfundoi Pëllumbi në A2 CNN.
Pas ndryshimeve në parti një ditë më parë, radhën e ka qeveria. Analizën e kabinetit të tij dhe fatin e drejtuesve të dikastereve përkatëse do ta vendosë të premten dhe të shtunën në Tepelenë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.