Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do ketë zgjedhje më 13 tetor? Anëtari i KQZ-së: Është ditë pushimi

19:57 / July 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kqz leket
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi ka deklaruar se me datë 13 tetor nuk ka zgjedhje dhe se për këtë institucion është zyrtarisht ditë pushimi. I ftuar në studion e Report Tv, Skënderi ka deklaruar se nëse 13 tetori do të ishte një datë normale zgjedhjesh, puna duhet të kishte gjashtë muaj më parë, gjë e cila nuk ka ndodhur pasi 30 qershori është “kapitull” i mbyllur për KQZ-në. 

Ai ka sqaruar se juridikisht, subjektet politike do të duhet të regjistrohen për zgjedhje 70 ditë përpara dhe propozimi i anëtarëve të ZAZ duhet të dorëzohen sipas ligjit 90 ditë para, por deri më tani, sqaron Skënderi, asnjë subjekt politik nuk ka paraqitur në KQZ asnjë propozim për regjistrim, ndonëse  kanë mbetur katër ditë nga përfundimi i afatit.

“Nëse do kishte realisht një datë zgjedhjesh, puna duhet të fillonte 6 muaj para. Teknikisht zgjedhjet nga pikëpamja juridike, fillojnë 90 ditë para, ku subjektet politike sjellin propozimet për anëtarët e ZAZ-ve. 70 ditë para zgjedhjeve është regjistrimi i partive politike S’ka pasur asnjë përpjekje nga ana e subjekteve. KQZ sapo i mbaroi certifikimin e një pale zgjedhjesh, mandati i këtyre kryetarëve mbaron pas 4 vitesh. Unë parimisht në bazë të këtij ligji pres që zgjedhjet lokale të zhvillohen në qershorin e 2023”, u shpreh Skënderi.

Përfaqësuesi i KQZ, theksoi se veprimet e presidentit, ose më saktë dekretet e tij mbi anulimin e 30 qershorit e aq më tepër caktimin e 13 tetorit, janë akte të pavlefshme që nuk sjellin pasoja. Mbi të gjitha, Skënderi tha se një palë zgjedhje të reja do ishin një kosto shumë e madhe për shqiptarët.

“Veprimet  e presidentit si akte të pavlefshme nuk sjellin pasoja, qëndrim që u konfirmua edhe nga Kolegji Zgjedhor. Në Shqipëri zgjedhjet u kushtojnë 800 mln lekë të reja”, përfundoi ai.

13 tetor KQZ
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.