Presidenti kolumbian Gustavo Petro hapi fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara duke deklaruar se “lufta kundër drogës ka dështuar”.
Duke komentuar deklaratat e Petro, ish-presidenti Ivan Duque, 46 vjeç, tha se ai beson që pikëpamjet e presidentit aktual mund të çojnë në legalizimin e drogës.
“Ajo që më shqetëson është se tani ka një mundësi për të adresuar legalizimin e kokainës”, tha Duque.
“Unë mendoj se do të jetë gjë shumë e keqe për Kolumbinë, dhe mendoj se kjo mund të përbëjë një kërcënim edhe për Shtetet e Bashkuara.”
Petro, i cili mori detyrën më 4 gusht, tha se “varësia e njerëzimit ndaj fuqisë, fitimit dhe parasë irracionale” është më e dëmshme sesa varësia ndaj drogës.
Kolumbia është aktualisht prodhuesi më i madh në botë i kokainës, sipas CNN.