Edi Rejës i është bërë një pyetje për Strakoshën dhe nëse do ta linte jashtë një lojtar nëse do të ndodhte e njëjta gjë, si me portierin.
“Që të jetë një disiplinë ndaj çdo lojtari për të arritur përpikmërinë, kjo patjetër. Unë do e gjobisja, por nëse lojtari është i rëndësishëm për mua unë nuk heq dorë. Të gjithë lojtarët janë një lloj thuhet, por nuk është kështu sepse ka lojtarë që janë thelbësor”.
“Kam trajnuar shumë lojtar me potencial, por ata nuk kanë patur mendësinë e nëvojshme. Strakosha vetëm humbi avionin, por s’di të ketë ndonjë debat tjetër. Një lojtar që do Kombëtaren duhet t’i marrë masat një orë para për të mbërritur me përpikmëri. Por nga ana ime do të kisha vendosur ta gjobisja”, është shprehur Reja