Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

A do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision? Alban Skënderaj zbulon pse nuk merr pjesë në gara muzikore (Video)

23:29 / June 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ALBAN SKENDERAJ1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Ende ka shpresë”, një prej dueteve të para të Alban Skënderajt dhe Miriam Canit, në Festivalin e Këngës, më shumë se 10 vjet më parë, u vlerësua me çmimin e dytë, edhe pse mendohej se ishte një prej këngëve më të bukura të atij edicioni. Pas atij viti, Albani i reduktoi pjesëmarrjet në garat muzikore dhe arsyeja, sepse kuptoi që përmes tyre, këngëtarët merrnin një “përcaktim” që atij nuk i pëlqente.

Vite më vonë, pas dhjetëra këngëve hite, pas dhjetërave koncerteve më pranë publikut dhe shumë krijimeve të tjera të suksesshme, Albani mendon se pjesëmarrja në festivale, e kufizon pak përcaktimin e një artisti.

I ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Panit”, Albani shpjegoi edhe arsyen pse nuk ka marrë më pjesë në festivale: “Unë them që muzika është shumë individuale, kështu që dalëngadalë mentaliteti i çmimeve do tejkalohet”, – tha ai duke shtuar se nuk i ka refuzuar festivalet, sepse është mësuar të marrë çmimet e para, por sepse muzikën e shikon më individuale.

Në festival, tani është më e vështirë, se tani ka shumë artistë të mirë dhe konkurrenca është shumë më e lartë. Unë do vazhdoj të bëj muzikën time për ju, për fëmijët, për të rriturit, ta bëj muzikën dhe ta kem kontaktin direkt me publikun, se kur kalon në festivale, bëhet pak më e vështirë dhe ty të vihet një emër si artist, pra ti je i pesti, i treti, i pari. Kurse kur bën muzikë për publikun, ti je Albani që e duan dhe e dëgjojnë njerëzit në shtëpi.

Eurovizion Muzikore skenderaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026

Cllevio sërish probleme me drejtësinë, reperi ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

15:40 / August 30, 2026

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.