Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike në Tiranë, Alfred Rushaj ka deklaruar se PD do të njohë çfarëdo rezultati zgjedhjesh nëse ato certifikohen si të lira, të ndershme dhe demokratike nga institucionet ndërkombëtare.
Rushaj tha se PD është shumë i bindur në rezultatin pozitiv në zgjedhjet e 25 prillit, dhe kjo sipas tij duket më së miri edhe në gjuhën denigruese të kryeministrit Rama.
“PD patjetër që do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve sa kohë që rezultati është i certifikuar jo vetëm nga partitë, por edhe nga oganizmat ndërkombëtarë.
Nëse ata thonë se zgjedhjet janë të vjedhura, të manipuluara, çfarë duhet të themi ne?
Nëse zgjedhjet janë të lira dhe ndërkombëtarët thonë se janë të lira, të ndershme dhe demokratike, nuk ka asnjë dyshim që do ta njohim çdo rezultat.Por ne jemi aq të sigurt sa nuk ka asnjë pikë dyshimi, jemi shumë të sigurt tek fitorja.Siguria jonë është siguri reale, e mbështetur tek çfarë besojmë se është vullnet i popullit”, tha Rushaj.