Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, e pyetur nëse do të firmoste kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Berishës nëse një shkresë e tillë mbërrin në Kuvend, pohoi se e mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme dhe se do ta votonte një kërkesë të tillë.
“Unë mbështes gjithë punën e SPAK. Do të votoja për çdo shkresë apo kërkesë që do vinte në Kuvend qoftë edhe për mua. Është drejtësia që duhet të flasë më në fund. Unë kam besim tek SPAK. Do të ndjek çdo hap që do të nxitet nga SPAK, nëse do ketë kërkesë pa diskutim që do të votohet”, tha Pampuri në “Report Tv”.