Francezja “Le Courrier des Balkans”, portali frankofon për Ballkanin thotë se Franca përforcon qëndrimin e saj për një frenim të mëtejshëm të BE-së. Ajo përmend një deklaratë të ministres Nathalie Loiseau në Beograd, që konfirmon qëndrimin e presidentit francez Emmanuel Macron.
E deklarata vjen pak muaj para se të jepet vendimi në qershor për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për çelje të negociatave. “Para zgjedhjeve evropiane, nuk duhet të flasim për Evropën apo zgjerimin! Tani është Franca që kundërshton pranimin e vendeve të Ballkanit, një qëndrim që bie ndesh me strategjinë e Komisionit dhe që është konfirmuar nga Ministri Nathalie Loiseau. Në letrën e tij për evropianët, Emmanuel Macron nuk përmend edhe Ballkanin”, thotë media franceze.
Presidenti francez Emmanuel Macron tani konsiderohet në qarqet evropiane si “një frenim në zgjerimin”. Ndërsa zgjedhjet evropiane, të planifikuara për në 23 dhe 26 maj, afrohen në të gjitha vendet anëtare, pozicionet e saj po bëhen gjithnjë e më shumë të vendosura. Në këtë drejtim, deklarata e fundit në Beograd nga Ministrja francez për çështjet evropiane, Nathalie Loiseau, se “gjendja aktuale e BE” nuk lejon hyrje të reja, shpreh qëndrimin zyrtar të Parisit. Megjithatë, përfaqësuesit e BE nuk kanë të njëjtin mendim.
E në të vërtetë një ditë më parë në Macron në letrën e tij për evropianët nuk përmend asnjë fjalë për zgjerimin.