Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se për të kaluar tranzicionin ku ndodhet Shqipëria duhet të bëhet një Kushtetutë e re, për të bërë disa ndryshime të forta. “Ata që po na zëvendësojnë kanë marrë një vendim që do e gjykojë koha. Do të zëvendësojnë numrin, por politikisht është e pazëvendësueshme, po ashtu edhe moralisht. Juridikisht mund të gjenden lloj lloj justifikimesh. Kjo lloj opozite e sajuar nuk do të jetë në gjendje të bëjë opozitë, ndërsa një pjesë e personazheve e bëjnë pak qesharake politikën. PS-ja ka njerëz të arsyeshëm brenda, përtej Ramës. Kjo e diskrediton Ramën. Duhet një qeveri e përbashkët që të bëjë ndryshimet në kodin zgjedhor. Ka ardhur dita që të bëjmë një Kushtetutë të re. Të balancojmë pushtetet, ti rikthejmë presidentin shumë nga kompetencat që i hoqëm, por të votohet në popull.
Në esencë të mbetet një republikë parlamentare. Ne duhet të vendosim disa kufizime për pushtetet, nëse kalon më shumë se dy mandate, cdo njeri do të bëhet dhunues lirish dhe agresiv. Kufizimi për individin., jo për subjektin. Të vendoset tetë vite, dy mandate dhe nëse është burrë i mirë ky le të shkojë President. Dy mandate të bëhet edhe për bashkitë. Për cfarë duan këta njerëz që kanë tre mandate dhe kërkojnë për herë të katërt” tha Shehu.