Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

A do të hyjë ushtria serbe në Kosovë pas hapjes së Urës së Ibrit? Nexhbedin Spahiu: Rreziku është nëse…

19:05 / August 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ura ibrit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”I vetmi rrezik që i kanoset Prishtinës është nëse ushtria serbe hyn në Kosovë”,-thotë politologu Nexhbedin Spahiu. Për të hapja e urës së Ibrit nuk është një provokim i mjaftueshëm që ushtria serbe të hyjë në Kosovë. ”Nuk besoj që hapja e urës së Ibrit është një provokim i mjaftueshëm që ushtria serbe të hyjë në Kosovë. Duhet të ketë ndonjë “casus beili” më të rëndësishëm, ndonjë masakër që ushtria serbe të sulmojë në Kosovë. Për urën nuk besoj se kjo do të ndodhë”.

Sipas Spahiut, protesta e djeshme ishte një dështim teatral i Vuçiç. Këtë opinion ai e bazon te pjesëmarrja e ulët e komunitetit serb dhe thekson se ura e Ibrit duhet të ishte hapur më parë për qarkullim dhe sipas tij i shërben më shumë këtij komuniteti.

“Protesta e thirrur nga Vuçiç dështoi në tërësi së aty nuk ishin më shumë se 600 veta. Është një dështim teatral i Vuçiç dhe kjo tregon se shumica e komunitetit serb në veri të Kosovës është por hapjes së urës për qarkullim, se më shumë u duhet atyre. Është në interes të komunitetit serb që ura të hapet, por këtë shteti serb nuk e do, se do të krijojë mur ndarës. Shteti serb nuk i ka më strukturat paralele të dhunshme si në rastin e Banjskës që mund të agravonin situatën në veri”,-tha në ”A2cnn”.

Spahiu hedh dyshime se shqiptarë të paguar nga inteligjenca serbe parakalonin me makina duke u rënë borive, me flamujt e Kosovës e Shqipërisë duke prishur rendin publik. Ai thotë se qeveria e Kosovës mori vendimin e duhur për mbylljen e postave serbe në veri. ”Kanë qenë të jashtëligjshme në Kosovë. Qytetarët serbë mund t’i kryejnë shërbimet përmes postës së Kosovës. E natyrshme që shteti i Kosovës ka reaguar”. Sa i takon paralajmërimeve nga BE, Spahiu thekson që Kosova duhet ta çojë deri në fund marrjen nën kontroll nga institucionet çështjen e veriut, për ta bërë pjesë normale.

Nexhbedin Spahiu Ura e Ibrit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.