Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do të kemi lirim masash, Skënder Brataj jep lajmin fantastik, tregon se çfarë vendimi do të marrë Komiteti i Ekspertëve

17:45 / May 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brataj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj është shprehur se të infektuarit me koronavirus dhe të shtruarit në spitale kanë pësuar një rritje të lehtë.

“Në këtë moment kërkohen 6-7 apo 10 tamponë që kërkohen. Ka një rritje të vogël, sot janë rreth 14 shtrime midis spitaleve Covid të kryeqyteti dhe atyre rajonale. Por qëndrimi është më i shkurtër dhe korrespondon me atë numër të ulët që rezulton akoma në spitalet”, thotë Brataj.

Megjithëkëtë doktor Brataj mendon se më e keqja ka kaluar. Për shkak të imunizimit  natyral të popullatës dhe atij  përmes vaksinimit nuk do të përballemi me situatën e muajve të shkuar.

“Kujdesi duhet të jetë dhe monitorimi vazhdon çdo ditë. Sidomos nga 15-20 maji do të jetë në kontroll për arsye të grumbullimit të njerëzve në fushata elektorale”, shprehet më tej Brataj.

Vera në Shqipëri parashikohet të jetë më e qetë dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë po shqyrton mundësinë për të lehtësuar masat kufizuese.

“Po vlerësohen të gjitha masat dhe kuptohet që janë paralele dhe graduale. Sa më shumë të vaksinuar të kemi aq më shpejt do të shkojmë drejt eliminimit të masave që janë, kuptohet një nga një. Maskat, oraret, ora policore, aktivitetet e ndryshme, bizneset, lokalet, festat do të shihen të gjitha me radhë”, thotë më tej Brataj.

Aktualisht numri i të infektuarve aktiv në Shqipëri është rreth 10 mijë persona ndërsa ata që e kanë kaluar Covid-19 zyrtarisht janë mbi 131 mijë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.