Ashpërsimi i masës së sigurisë për Sali Berishën sipas Luan Baçit nuk do të jetë pengesë.
Baçi komentoi dhe zërat se me rënien e Berishës në krye të Rithemelimit do të jetë e bija Argita.
“Ne jemi në mosbindje civile ne jemi në protesta kemi rreth dy muaj në parlament që protestojmë. Izolimi i Berishës ka për t’u kthyer në bumerang sepse çdo deputet e çdo drejtues strukture do jetë një Sali Berishë nga sot e tutje”.
“Çdo individ ka të gjithë të drejtën e tij të jetë pjesë e garave. Për zonjën Malltezi nuk kam droje qe ta them për mua është një figurë shumë e mirë. Madje do thoja një gjetje e duhur që të jetë pjesë e PD në drejtimin e saj. Por ne e kemi kryetarin e PD, ai është Berisha. Ai vazhdon ta drejtojë dhe do vazhdojë ta drejtojë PD. Izolimi i zotit Berisha me çfarëdolloj mase s’ka për tu kthyer në pengesë, por do kthehet në bumerang. Është gabim i madh nëse mendojnë se do shuajnë opozitën”, shtoi Baçi.