Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Uli çmimin e energjisë për zgjedhjet? Rama: E pavërtetë, do marrim fitoren e 10-të radhazi që do ketë notën dhjetë

19:37 / January 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 01 08 191610
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë vendosi që çmimi për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kwh, do të jetë 8,5 lekë për kilovat. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë ulje si një arritje që është nga më domethënëset. Rama tha se kjo është ulja e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Sakaq në Facebook, Rama ka postuar një video ku iu përgjigjet komenteve në Facebook për këtë temë.

“E para ne nuk e kemi ngritur asnjëherë çmimin, e kemi mbajtur një dekadë resht çmimin fiks 9.5 lekë, që ishte më i ulët se çmimi që gjetëm kur erdhëm në detyrë. E dyta çmimi jo vetëm që nuk është ulur në gjithë botën por është rritur pas agresionit rus. Kjo e jona është ulja e vetme në rajon të paktën që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Replikë pati edhe mbi akuzat se ulja e çmimit është bërë për qëllime elektorale. Kush thotë që është ulje elektorale duhet të më gjejë një veprim të kësaj natyre me karakter elektoral, që të mund të kem bërë për vota kundër logjikës ekonomike financiare të vendit, ose një rast kur një masë pozitive që kemi marrë para një procesi zgjedhor, ta kemi hequr?

Nuk ka, mos kërkoni kot se nuk ka ndodhur. Dhe mos harroni dhe një gjë, kur unë nuk i kam bërë këto më parë kur kisha dhe të tjerë në prehër, do t’i bëj në prag të zgjedhjeve që do marrim fitoren e 10-të radhazi që do ketë notën dhjetë për nga thellësia e rezultatit dhe diferenca me kundërshtarët.

Llafet i merr era, për mua rëndësi ka fakti që që nga muaji shkurt mbi 1 mln konsumatorë familjarë do të paguajnë më pak dhe pensionistët do të një pension minimal plus nga kjo ulje e çmimit”, tha kryeministri Rama.

energjia Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.