Si çdo monedhë që ka dy anë, edhe diskutimet e që marrin vëmendje të madhe, shihen në mënyra të ndryshme. Postimi i fotove me sfond të zi ditën e djeshme, që në thelb kishte reagimin ndaj racizmit, shkaktuan reagim te shumë persona. Shumë njerëz të njohur reaguan duke thënë se Shqipëria ka ende shumë probleme, për ‘t’u marrë me hallet e Amerikës’. E për t’i vënë kapakun moderatorja Fatma Haxhialiu, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se çdo kush ka të drejtën të protestojë për gjërat e vogla e të mëdha.
“Nuk e kuptoj revolten dhe urrejtjen e disave kunder atyre qe ngrejne zerin per gjerat qe ndjejne dhe duan te sensibilizohen. Cfare pune ju prish dikush qe ngrihet per Teatrin edhe nqs juve nuk jua ndjen dhe keni halle te tjera? Cfare pune ju prish dikush qe behet pjese e fushates sensibilizuese Black Life Matters dhe poston foton e zeze? Cfare pune ju prish dikush qe del proteston per taksite, per taksat, per drejtorin qe nuk i ngre rrogen, per pyjet ne Australi, per balenat apo per ketrat?
Ore ju ca halli keni? Ku hyni ju ketu, pse dreqin duhet te fusni hundet te cdokush?”
Më tej ajo shkruan se në vend që të bëni ekspertin e protestave, se për çfarë duhet reaguar e për çfarë jo, është mirë që të lëvizësh e të ngresh zërin për çështjet që të shqetësojnë.
“A do te protestosh per gjerat e tua madhore, coje b*then e organizohu, dil ulerit akoma me shume per ceshtjet qe te shqetesojne Ty, boll na bere ekspertin e midhjes dhe te protestave nga Facebook-u se jeni akoma me patetike se ata qe nxjerrin r.i.p dhe foto pa i ditur kuptimin. Me patetike edhe se ata qe shkruajne me dhimbje u prefte ne paqe!!!”, shkruan moderatorja.