Kreu i shtetit ka prezantuar sot planin e tij prej 14 pikash për integrimin duke u shprehur i gatshëm të ulej në një tryezë me kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, por sipas tij jo për të bërë llafe dhe karagjozllëqe.
“Presidenti si është i gatshëm për një hetim ndërkombëtar për teatrin është i gatshëm edhe hetim për situatën në reformën e Drejtësisë. Meta është ballëlartë sepse çdo veprim të tij e ka të mirë argumentuar dhe e ka të
Maskat e reformës kanë rënë tani dhe dihet kush janë ta që bëjnë lojëra prapa krahëve të shtetit shqiptar dhe nga ku përfiton vetëm një njeri..
Rama ka thënë se është i gatshëm që për Integrimin të ulet në tryezë me Bashën? A ka të bëjë ky Këshill Politik që ju kërkoni në platformë me uljen në një tryezë?
Nuk kam asnjë problem të ulem në tryezë. Shkojnë për një platformë dhe jo për të bërë llafe, karagjozllëqe dhe foto. Merreni shikojini 14 pikat. Merrni shikoni 15 kushte e BE. Unë ky jam. Këtë e dinë të gjithë partnerët. Ky dokument është. Meta i qëndron vetëm Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, tha Meta.
