Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

A do të votojnë 800 mijë për PS-në?

09:40 / March 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama ps
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eduard Zaloshnja

Qysh nga 2009-ta, kur Rama filloi të garojë për postin e kryeministrit, për PS-në e tij dhe partitë satelite rreth saj (PSD, PDS, PSV-91, etj. etj.) kanë votuar të paktën 800 mijë zgjedhës. Më 2013, koalicionit të tij iu shtuan edhe194 mijë votuesit e LSI-së dhe PBDNJ-së, por më pas ato parti u larguan nga koalicioni.

Edhe në zgjedhjet e fundit lokale, rreth 800 mijë zgjedhës votuan për kryebashkiakët e përzgjedhur nga Rama. Këta të fundit patën mbështetje në disa bashki nga PSD-ja, e cila duket se është ftohur me Ramën kohët e fundit.

65e978e298df0zal

Dhe pyetja për Ramën (dhe për ne që merremi me shifrat elektorale) është nëse PS-ja do ta kapë e vetme kuotën e 800 mijë votave në zgjedhjet e ardhshme.

Nga sondazhet mujore që kam zhvilluar prej shtatorit e këtej për Report TV, duket se PS-ja është e ankoruar rrotull shifrës së 750 mijë votave, pavarësisht se Rama si politikan ka më shumë se 800 mijë simpatizantë.

Kjo diferencë mes votuesve potencialë të PS-së dhe simpatizantëve të tij personalë duket se e ka nxitur Ramën ta mobilizojë partinë një vit para zgjedhjeve, duke u kërkuar publikisht dje vartësve që PS-ja të dalë fituese në secilën nga 5200 qendrat e votimit.

65e97922f1f79zalliii
65e9791aae4cazal 1

Rama vota zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: 90% janë profile fallco të korbave të opozitave imagjinare

21:41 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026

36 bashki apo më shumë?

15:06 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.