Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

A do t’i kthehen shqiptarët gjeneratorëve? Përgjigjet ministrja: Ne kemi investuar që kjo të mos ndodhë

22:01 / March 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belinda balluku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha se qeveria shqiptare ka investuar që skenarët e ndërprerjes së energjisë të mos përsëriten më. Në një intervistë për Euronews, Balluku e lidhi krizën energjetike me një situatë gjeopolitike të nxitur nga tregjet e naftës, me të cilën siç tha ajo po përballet Europa.

A mund të rikthehen imazhet e gjeneratorëve si dikur, ekziston një skenar i tillë?

Balluku: Ne kemi investuar, kemi planizur që ai skenar të mos kthehet kurrë. Sot që flasim jemi në kushte lufte, është një situatë jo politike e nxitur nga tregjet e naftës. Ky është një cikël i mbyllur për disa aksioneve që janë ndërmarrë. As Shqipëria dhe as Gjermania nuk ishin të përgatitur që të përballeshin me këtë krizë. Ne nuk duam që shqiptaret të përballen me ndërprerjen e energjisë dhe me rritjen e çmimeve.

Për të gjithë shqiptarët, ministrja dha edhe një lajm të mirë, se në ditët në vijim pritet të ketë reshje shiu, duke bërë që situata hidrike në vend të përmirësohet.

“Kemi edhe disa lajme të mira. Presim reshje në datat 2, 3, 4 dhe 5 prill në Kaskadën e Drinit, në Maqedoninë e Veriut dhe Alpe që janë vendburime për këtë kaskadë dhe depozitat e dëborës që do na ndihmojë në maj dhe qershor. Por kemi bërë edhe blerje afatgjata të energjisë për të mos dalë në treg çdo ditë”, tha ministrja.

balluku energjia gjeneratore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Senati italian miratoi ligjin për futjen e energjisë bërthamore në sistemin energjetik

21:42 / September 28, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.