Enkelejd Alibeaj ka refuzuar të përgjigjet në studion e “Opinion”, nëse politikisht do ta pranonte një rikthim të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike. I pyetur nga gazetarët nëse ai vetë do të kandidonte si kryetar, Alibeaj tha se pas zgjedhjeve të 14 Majit do të paraqesë një platformë të re për rikonceptimin e partisë dhe se kjo është pjesa më e rëndësishme.
Pjesë nga diskutimi në studio
Fevziu: Nëse Basha do kthehet, do e pranonit politikisht?
Alibeaj: Pyetja që bën është e pavend, për një arsye të thjeshtë. Ajo që unë imagjinoj është interesi i PD, nuk është diskutimi kush do të jetë kryetari. Ky është diskutim fare banal. Ajo që besoj se duhet është PD e rinovuar në konçept, frymëzim, ideologji, që do të thotë të jetë një parti shumë më e madhe se kryetari dhe ku kryetari të mos ketë asnjë lloj vlere dhe ta bëj rilevante të tij.
Fevziu: Çfarë mendimi keni për Bashën?
Alibeaj: Ajo çfarë kam unë opinion është e rëndësishme çfarë kam opinion për PD sot dhe nesër.
Fevziu: Do votonit një kthim të Bashës në parti?
Alibeaj: Unë do të votoj dhe do të paraqesë idetë e mia në strukturat që i kemi, do të paraqesim platformë të re për rikonceptim të PD-së, një parti që e ka të parëndësishme kush e drejton në një segment të caktuar, por që qëndron tek liria e zgjedhjes.
Fevziu: Do kandidoni për kryesinë e partisë?
Alibeaj: Sot është e rëndësishme për PD-në që të dalë në mënyrë dinjitoze, me fytyrë të re, alternativë të re dhe dimesion ndryshe.