Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

A duhet ta nisë PD-ja analizën e zgjedhjeve?!

22:15 / July 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ben Andoni

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialist, i bën vetë lajmet dhe të gjithë strukturën e tyre, madje duket sikur mendon dhe për impaktin e tyre. Nis fushata, denoncon parregullsitë e strukturave të pushtetit vendor dhe më gjerë, akuzon për dështime dhe parashikon se çdo të bëjë në të ardhmen.

Opozita nëpërmjet z. Berisha pothuaj përditë po jep skemën e asaj që i dëmtoi në zgjedhje dhe akuzon, ndërsa e vendos theksin tek përdorimi i administratës dhe njëjtësimin e maxhorancës me shtetin, një fenomen që e realizuan dhe vetë dikur në krye të vendit.

Kryetari i PD-së, Berisha, i gjendur vazhdimisht nën pyetjet e njëjta të gazetarëve për të ashtuquajturin nenin e statutit “Basha”, e ka gati përgjigjen standarte: “Tani, statuti është në rregull, nuk ka nevojë për momentin për ndonjë ndryshim. Sigurisht që pasi të finalizojmë denoncimin në Shqipëri dhe botë të farsës elektorale, PD do bëjë një analizë të plotë të të gjitha problemeve në mënyrë që të modernizohet dhe të hapet gjithnjë e më shumë.”

Ka një sens që vazhdohet nga njerëzit e PD-së, ndërkohë që nuk po shikojnë dot ndryshimin dhe atë që u kërkon publiku: Jemi nën një regjim dhe duhet të luftojmë me këtë regjim, duket sikur është lajtmotivi i të gjithës.

Në fakt, regjimi pas viteve ‘90 është demokratik, por hibridizimi i saj tashmë është larguar nga demokracia dhe këtë e kemi përballë me mënyrën sesi bëhen zgjedhjet, ndarjen e pushteteve dhe mënyrën sesi ndahet pasuria publike, për të mos renditur një mal tjetër me çështje.

analize analizen ben andoni PD zgjedhjeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Proporcionaliteti nuk mund përdoret për të legjitimuar dhunën

20:19 / October 16, 2026

Sa vlen një polic dhe sa vlen një huligan?

19:30 / October 16, 2026

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

20:39 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.