Kryeminsitri Edi Rama ka zbuluar arsyet pse grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka zgjedhur shefin e Shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj si kandidatin e e mazhorancës për kryetarin e shtetit.
Rama tha se pas analizimit të kandidaturave u ra dakord se personi që plotëson kriteret për të qenë President është Bajram Begaj.
Rama shtoi se pritet ta marrë në telefon gjenaralin dhe të ketë një takim këtë pasdite nëse ai ndodhet në qytet.
“Sepse është shëmbëlltyra e atij normaliteti e asaj qytetarie, e atij sensi ndaj shërbimit të njerëzve që ajo zyrë ka një nevojë urgjente. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një ndër kandidaturat e propozuara nga grupi i PS. Unë nuk kam qenë një nga propozuesit. Ishte një diskutim tërësisht i hapur me një frymë pozitive dhe sens përgjegjësie gjë që kemi nevojë në mbledhjet tona të brendshme. Më vjen keq që shumë njerëz brenda PS duke nisur nga Sekretari i Përgjithshëm u zhgënjyen pozitivisht. Do ta telefonoj dhe do të kem një takim sonte me të nëse ndodhet në qytet”, tha Rama.
